75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Daçiç: Qytetarët do të mbështesin demarkacionin me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nuk do të ndalen së lobuari kundër Kosovës dhe se tani shteti i tyre ndodhet në pozitën më të mirë që nga viti 2008.

Ai gjithashtu kujtoi që 18 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës, shkruan Telegraf.rs, transmeton Indeksonline.

Daçiç sot tha se pret presion në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por kjo nuk është dicka e re.

I pyetur nëse demarkacioni është një kompromis, ai tha se kishte folur për demarkacionin si zgjidhje për disa vite dhe se ai ishte politikani i parë që foli për këtë, madje edhe në kohën e Tadiç dhe Jeremiç.

“Askush nuk pati guximin të mbështesë atë. Unë mendoj së qytetarët do ta mbështesin atë, sepse ai propozim është dicka për të cilën duhet të luftojmë. Në Kushtetutën tonë është shkruar se Kosova është pjesë e Serbisë, por ne nuk kemi një qeveri de-fakto, ata thonë se Kosova është e pavarur, dhe ata nuk kanë një qeveri de-fakto ku jetojnë serbët. Kjo është arsyeja pse nevojitet një kompromis, i cili më së paku është i dëmshëm për Serbinë”, tha Daçiç në TV Prva.

Ai kujtoi që 18 vende tërhoqën njohjen e Kosovës, dhe se tani shqiptarët duhet të flasin.

“Sot, Serbia është në pozitën më të mirë që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008”, u shpreh ai.

Ministri i jashtëm gjithashtu tha se lajmet se Serbia ndaloi lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, janë gënjeshtra të neveritshme./Indeksonline/