75 Mall Live Search
14:27 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Daçiq akuzon Cakajn e Pacollin për projektin e “Shqipërisë së Madhe”

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka akuzuar sot Prishtinën e Tiranën zyrtare se po punojnë në projektin e “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas Daçiq, Behxhet Pacolli e Gent Cakaj janë dy nga politikanët që po avansojnë drejt këtij projekti. Këto deklarata i ka bërë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina.

“Për Kosovën s’ka zgjidhje përderisa nuk merret vesh me Beogradin. Ndoshta dikush ia premton këtë, por kjo nuk është reale. Pacolli e Cakaj po vazhdojnë të punojnë për projektin e Shqipërisë së Madhe. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të vërtetohet se në prag e kemi krijimin e Shqipërisë së madhe” ka thënë Daçiq./Indeksonline/