18:50 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / A. M.

Daçiq i “butë para amerikanëve”, thotë se pranon marrëveshje për Kosovën!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i  Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq njihet si politikan radikal serb me deklarata ekstreme ndaj Kosovës.

Mirëpo, ndryshe ndodhë kur ai zhvillon takime me ndërkombëtarët. Ai sot u takua me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland në margjinat e Takimit Ministror të OSBE-së në Lodz të Polonisë.

Ata diskutuan për gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe ranë dakord se duhet të punohet për intensifikimin e dialogut politik.

Ivica Daçiq dhe Viktorija Nuland

Sa i përket çështjes së Kosovës, Daçiq nënvizoi se Serbia është e gatshme t’i shqyrtojë të gjitha iniciativat që vijnë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. /Indeksonline/