Daçiq i ‘përgjërohet’ BE-së: Bindeni Kosovën të heq taksën!
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq u ka kërkuar anëtarëve të BE-së që të bindin autoritetet kosovare që ta heqin taksën e mallrave për të filluar dialogun.
Gjatë një takimi joformal në Bukuresht mes ministrave të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate, diplomati serb rikujtoi që taksa është në fuqi që dy muaj, transmeton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-së.
“Dialogu është e vetmja rrugë që do të qoj në zgjidhje të plot” u shprehë Daçiq. /Indeksonline/