75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Daçiq i përgjigjet Ambasadës Amerikane, tregon arsyen pse shkroi “Kosova është Serbi” në 100 dollarë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i është përgjigjur Ambasadës Amerikane në Beograd duke shpjeguar se pse ai shkroi “Kosova është Serbi” në monedhën 100 dollarëshe.

Daçiq kishte shkruar në monedhën 100 dollarëshe me imazhin e Benjamin Franklin “Kosova është Serbi”.

Ky mesazh u përhap shumë, dhe reagimet ishin nga më të ndryshme. Edhe Ambasada Amerikane iu përgjigje se Daçiq se në vend se të prishte monedhën, do duhej të mendonte deklaratën e Benjamin Franklin, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

“Në vend se ta prishte monedhën me portretin e shkencëtarit amerikan dhe shtetarit Benjamin Franklin, ministri Daçiq ndoshta është të mendonte në deklaratën e tij : ‘Në luftë bëju me etërit tuaj , në paqe bëju me fqinjët tuaj” ka thënë Ambasada Amerikane.

Ndërsa, Daçiq është kundërpërgjigjur duke thënë se Serbia nuk do ta trajtojë kurrë tokën e saj si fqinjë, njësoj siç nuk do ta bënte as Benjamin Franklin.

“Serbia gjithmonë do të luftojë kundër çdo narko shteti të rremë dhe gjithmonë do ta promovojnë paqen me fqinjtë tanë. Serbia nuk do ta trajtojë kurrë tokën e saj si fqinje njësoj siç nuk do ta bënte as Amerika. Njësoj siç nuk do ta bënte as Benjamin Franklin. Ajo që kam bërë është respektim i principeve univerzale të njohjes së shteteve, edhe i SHBA-së edhe i Serbisë”, ka thënë Daçiq.

Ky veprim i ministrit serb nuk është një rast i izouar. Ivica Daçiç i është bashkuar një fushate që po ndërmerret në Serbi kundër Kosovës. Serbët kërkojnë që Kosova të jetë pjesë e shtetit të tyre, duke e quajtur këtë fushatë “rikthim në rrugë paqësore”.