75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Daçiq i thotë BE-së që të bind Kosovën për heqjen e taksës

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha se taksa e Kosovës për mallrat nga Serbia pamundëson bisedimet e mëtejshme midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai  i bëri thirrje BE-së dhe shtetve anëtare për të bindur disa akterë politikë në Ballkanin Perëndimor se siç tha ai” lëvizjet e njëanshme nuk janë zgjidhje e problemit, por është e rëndësishme që t`i kthehen dialogut”.

“Për më shumë se dy muaj vendimi i Prishtinës është në fuqi … duke shkelur dispozitat e marrëveshjes së CEFTA-s dhe duke parandaluar bisedimet e mëtejshme. Prandaj, ne i bëjmë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj për të bindur disa akterë politikë në Ballkanin Perëndimor, që lëviz e njëanshme nuk janë zgjidhje e problemit, por është e rëndësishme që të kthehen në dialog si e vetmja rrugë e drejtë që duhet të çojë në një zgjidhje të plotë”, Daçiq.

Në këtë takim po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.