12:51 / E Shtunë, 06 Korrik 2019

Daçiq ‘kapet’ me kryeministrin e Bullgarisë për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka vazhduar me deklaratat e tij qesharake.

Ai në një intervistë në mediat serbe pretendoj se BE nuk e sheh Kosovën si shtet i apvarur, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai komentoi deklaratat e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov i cili tha se do të ndihmojë Beogradit të kuptojë realitetin se Kosova është e pavarur.

Daçiq u kundërpërgjigj se dikush duhet t’i ndihmojë dhe t’i këshillojë ata se realiteti është ndryshe.

“Bojko më lejoni t’ju them një gjë, qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është shtet i pavarur. Çka është ajo paturpësi! Bojko duhet të respektoj qëndrimin e BE-së dhe të mos na jap leksione.”, u shprehë Daçiq. /Indeksonline/