75 Mall Live Search
18:24 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Daçiq: Kosova nuk e ka shumicën e nevojshme për t’u bashkuar në organizatat ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, tha sot se qëllimi i Serbisë është të tregojë se Kosova nuk ka shumicën e nevojshme për t’u bashkuar me organizatat ndërkombëtare.

“Qëllimi ynë është të tregojmë se Kosova nuk ka shumicën e kërkuar për t’u bërë anëtare e organizatave ndërkombëtare, sepse ata besojnë se ajo është zgjidhur tashmë, se ata nuk kanë asgjë për të folur me ne, se ata kanë arritur gjithçka që dëshiruan. Votat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë”  tha Daçiq në një seancë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit serb, transmeton Indeksonline.

Edhe pse Kosova ka tërhequr kërkesën e saj për pranim në Interpol, ende nuk ka asnjë lajm në lidhje me kërkesën e mundshme të Prishtinës për pranim në UNESCO, shtoi ai.

“UNESCO ka hedhur poshtë kërkesën e Kosovës një herë, por është e rëndësishme që ne të mbetemi të përgatitur. Mendoj që qëllimin tonë e kemi arritur” theksoi Daçiq. /Indeksonline/