75 Mall Live Search
07:10 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Daçiq: Me angazhimin e Serbisë Kosovës nuk do t’i mbesin as 100 njohje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ,Ivica Daçiq ka filluar që pothuajse çdo njohje të Kosovës ta vë në dyshim.

Që nga java e kaluar, Daçiq ka për qëllim të merret me njohjet e shtetit të Kosovës.

Duke filluar nga deklarata e tij që Surinami ka tërhequr njohjen duke vazhduar më pas me Guinean dhe kështu duke thënë se shumë vende që njohën shtetin e Kosovës, së shpejti do ta tërheqin atë, transmeton Indeksonline.

E sot zv/kryeministri serb Daçiq ka deklaruar se së paku shtatë apo tetë vende janë të rrejshme në listën e vendeve që figurojnë se kanë njohur Kosovën.

“Prishtina ka disa vende nga të gjitha por jam i sigurt se të paktën 7 apo 8 vende janë që nuk e kanë njohur Kosovën dhe jam i sigurt se nëse Serbia është e angazhuar për këtë problem, ky numër mund të bjerë në 100”,ka thënë Daçiq.

Duhet përkujtuar që pavarësisht deklaratave të tij, Kosova të shtunën u njoh edhe nga një shtet i ri, ai i Magaskarit./Indeksonline/