75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Daçiq: Ndalimi i zyrtarëve serbë për të hyrë në Kosovë, tjetër ‘shuplakë’ ndaj Serbisë dhe BE-së

Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur që mos të jap asnjë leje për zyrtarët nga Beogradi për të vizituar Kosovën.

Ky vendim vije pas fushatës së Serbisë anti-Kosovës, inskenimeve dhe kërcënimeve që po i bën politika serbe karshi Kosovës.

Lidhur më këtë  vendim të MPJ-së, ka reaguar Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq.

Sipas tij, ndalesa për zyrtarët serb që të hyjnë në Kosovë është një masë e paprecendent, transmeton Indeksonline.

Daçiq këtë e quajti ‘shuplakë’ tjetër te Kosovës jo vetëm ndaj Beogradit por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Njerëzit tanë në Kosovë kanë mbetur pa bukë e pa barna për shkak të taksës. Kjo ndalesë tjetër është se duan që ata të jenë edhe më të izoluar nga çdo ndikim i Beogradit”, ka thënë Daçiq./Indeksonline/