12:18 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Në shkurt mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, temë do të jetë Kosova

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në një intervistë për televizionin ‘Prve’ ka thënë se në muajin shkurt Këshilli i Sigurimit do të mbajë mbledhje, ku Kosova do të jetë temë diskutimi.

Ndërsa për deklaratën e Hashim Thaçit për heqje të taksës, diplomati serb tha se ky nuk është një sinjal për heqjen e taksës.

“Ajo që tha Thaçi nuk është sinjal që taksa do të hiqen vërtet. Vitin e kaluar Haradinajt iu mohua viza për Amerikë dhe pastaj e mori. Është një lojë e përbashkët” u shprehë Daçiq.

Tutje sa i përket asaj që Republika e Palaut e ka tërhequr njohjen, ministri serb nuk deshi as ta mohoj as ta pohoj.

Por, ai konfirmoi që presidenti i Palaut gjendët në Serbi dhe do të takohet nesër me presidentin serb, Aleksander Vuçiq. /Indeksonline/