75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Daçiq: Nuk e njohim Kosovën as nëse është kusht për të hyr në BE

Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian është një prioritet i politikës së jashtme absolute për Serbinë, por megjithatë Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës edhe nëse është kusht për të hyr në BE.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili po qëndron për vizitë në Buenos Aires, transmeton Indeksonline.

Daçiq ka theksuar se për Serbinë është me rëndësi të veçantë mbështetja që Argjentina i jep asaj në përpjekjet e saj për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial. /Indeksonline/