17:01 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Përpjekja e Kosovës për formimin e ushtrisë, rrezikon dialogun me Serbinë

Serbia do vazhdojë të kundërshtojë fuqishëm qëllimin e Kosovës për të formuar ushtrinë e saj.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën, duke shtuar se nëse Prishtina vazhdon të punojë në këtë drejtim atëherë rrezikon dialogun me Serbinë.

Gjithashtu, ai tha se përpjekja e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

“Aktet e njëanshme të Prishtinës janë të papranueshme për Serbinë. Ne kundërshtojmë fuqishëm qëllimin e Kosovës për të formuar ushtrinë, ajo do rrezikojë dialogun me Serbinë. Përpjekja e Kosovës për t’u bërë anëtarë të UNESCO-s, INTERPOL dhe të organizatave tjera ndërkombëtare është në kundërshtim me parimet elementare të të drejtave ndërkombëtare.  Shfrytëzojë këtë mundësi që të falënderoj të gjitha vendet që e mbështesin Serbinë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit. Kosova ka shpallur pavarësinë e njëanshëm, ndërsa Serbia ka vepruar në mënyrë të drejt duke i bërë thirrje botës për mos mbështetje”, ka thënë Daçiq.

Ai thotë se të gjitha këto që i ka folur janë dëshmi se problemet në Kosovë janë të shumta dhe gjendja e sigurisë është e brishtë, duke shtuar se Serbia është e gatshme të shoh nga e ardhmja drejt arritjes së zgjidhjes së këtyre problemeve./Indeksonline/