75 Mall Live Search
17:00 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Daçiq pranon përfshirjen e SHBA-ve në bisedime, e përmend shembullin e marrëveshjes Egjipt-Izrael

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë ditës së sotme beson që SHBA-të mund të bëjnë marrëveshjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mbështetje për procesin e paqes.”, i quajti letrat e presidentit Trump në drejtim të Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Daçiq në televizionin ‘Prva’ tha se mendon që SHBA-të në rastin e Kosovës dhe Serbisë mund të veprojnë njëlloj siç kishin bërë katër dekada më parë me marrëveshjen e paqes mes Egjiptit e Izraelit.

“Njëlloj sikurse në rastin mes Egjiptit e Izraelit në Camp David në vitin 1978.”, u shprehë ministri serb. /Indeksonline/