13:11 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Daçiq pyet: Kur unë jam i vogël, pse ti i madhi Pacoll nuk e anëtarësove Kosovën në UNESCO e Interpol

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka ironizuar me ministrin e punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli duke thënë se është pak nervoz për shkak se punët nuk po i ecin si e ka planifikuar.

“Unë e kuptoj atë, nuk ju shkon sic kanë planifikuar. Kjo është arsyeja pse nxjerrin ata budallallëqe dhe gënjeshtra, që kinse unë kam thënë se do ta anulojë njohejn e Kosovës, që e gjithë bota është kundër Serbisë dhe se ne jemi shkatërrues”ka thënë Daciq, shkruan Tanjug, përcjell Indeksonline.

“Kur unë jam aq i vogël, e ti Pacoll aq i madh, pse nuk e anëtarësove Kosovën në UNESCO ose Interpol, pse nuk i ndale tërheqjet e njohjeve të Surinamit dhe Guiena Bisaos? Sa më shumë që t’i zemërohesh, Pacolli i madh, unë veç po bëhem më i lumtur”,  ka reaguar kështu Daçiq ndaj Pac ollit./Indeksonline/