21:34 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Daçiq RRENCI, demantohet nga Pacolli [Foto]

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme iu ka kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Daçiqit, lidhur me deklaratën se shteti Papua New Guinean ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Pacolli përmes një statusi në Facebook e ka quajtur të falsifikuar dokumentin që Daçiqi e publikojë për kinse tërheqje të njohjes së Kosovës nga njëri shtet, transmeton Indeksonline.

“Shpifjet e Dacicit tanimë konsiderohen neveritëse, veqanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj”, ka shkruar numri dy i Qeverisë.

Postimi i plotë:

Dacic paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës.

Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezentuar një dokument kushedi ku të pregatitur për gjoja tërheqje të njohjeve.

Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim ne kemi marêdhënie të shkëlqyera edhe me Papua New Guinean.

Shpifjet e Dacicit tanimë konsiderohen neveritëse, veqanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj.

Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet qdo gjë.

Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi./Indeksonline/

Daçiq publikon vendin e radhës që pretendohet se ka hequr njohjen e Kosovës