75 Mall Live Search
14:22 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Daçiq: SHBA-ja s’do të marrë përsipër dialogun Beograd-Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se SHBA-ja nuk do të marrë përsipër dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por se po përpiqet të gjejë një kombinim fitues për një kompromis.

Ai tha për TV Prva se dialogun do të vazhdojë ta udhëheqë BE-ja, por që SHBA-ja dëshiron të gjejë një zgjidhje kompromisi për Kosovën dhe ta përdorë atë për zgjedhjet e saj të ardhshme presidenciale.