08:00 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Daçiq shpërfill paralajmërimet e shteteve të Quintit, thotë se do të vazhdoj të punoj kundër Kosovës

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtete e Quintit. 

Kosovës iu kërkuar tërheqja e taksës dhe rifillimi i dialogut, ndërsa Serbisë të ndaloj fushatën kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve, transmeton Indeksonline.

Por duket se këto paralajmërime kanë shkuar në ‘vesh të shurdhur’ në Beograd.

Kjo pasi që Ivica Daçiq ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet.

Diplomati serb për ‘Blicin’ serb ka thënë se këto paralajmërime nuk janë asgjë e re.

“Prishtina nuk do ta heq taksë. Deri sa të mbarojnë zgjedhjet atje nuk do të ketë asgjë.”, u shprehë ai.

Tutje, ai shtoi se Beogardi do të vazhdoj të punoj kundër Kosovës dhe të parandaloj hyrjen e saj në Interpol dhe Unesco. /Indeksonline/