10:30 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Daçiq takohet me Lavrov, flasin për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Rusia vazhdon të jetë partner strategjik i Serbisë dhe se takimi i fundit me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ishte i përkushtuar ndaj çështjes së Kosovës.

“Ne patëm mbështetjen e tyre dhe do ta kemi gjithë kohën. Ne nuk mund ta mbrojmë veten pa Rusinë. Ne nuk do të kryejmë asnjë dialog pa mbështetjen e Rusisë”, ka thënë Daçiq.

Sipas Daçiq në Kosovë nuk mund të ketë demarkacion të kufijve me Serbinë pasi siç ka deklaruar ai ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka kufi, transmeton Indeksonline.

“Është një teatër në shtëpi, ata janë duke mbetur prapa. Unë nuk i gjuaj ata, sepse as nuk po arrijnë t’i ndjekin gjërat nëpër botë. Ata festojnë ditëlindjen e Clinton përderisa ndryshime të mëdha kanë ndodhur në politikën ndërkombëtare. Kosova është një fiksion që nuk ekziston në realitetin e politikës ndërkomëbtare”, ka shtuar Daçiq./Indeksonline/