75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Daçiqi tregon çfarë i thanë amerikanët për koalicionin Kurti-Mustafa

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq deklaroi sot, në Beograd, se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer që para dy muajsh i kishte thënë se SHBA-ja pretn që Albin Kurti dhe Isa Mustafa ta krijojnë qeverinë.

Ai këto komente i bëri pas Samitit të 19-të ekonomik të Serbisë, ku  amerikanët i kanë thënë se “se ky është një realitet pak më i ndërlikuar, duke marrë parasysh se për herë të parë po ballafaqohen me Vetëvendosjen, partinë e cila angazhohet për Shqipërint e Madhe”.

“Është një çështje se çfarë flet dikush kur është në opozitë, ndërsa tjetra se çfarë do të bëjë kur të vijë në pushtet”, ka thënë Daçiqi.

Sipas tij, Serbia nuk mund të ndikojë se kë do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës dhe duhet të bashkëpunojë me të gjithë, pavarësisht se a i pëlqen dikujt ndonjë parti politike ose jo.