17:02 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Daçiq: Xhamajka na ka njoftuar që nuk e ka njohur Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq përmes një interviste për ‘RTS’ ka lajmëruar se ka kontaktuar me autoritetet e Xhamajkës për t’i pyetur se nëse e kanë njohur Kosovën si shtet.

“Ne kërkuam informacione zyrtare nga Xhamajka dhe ne morëm konfirmim verbal që ata nuk kanë njohur Kosovën. Ju e patë atë që e tha ministrja, por ne kërkuam edhe zyrtarisht.”, u shprehë ai, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ministri serb ka treguar që i ka kërkuar konfirmim edhe me shkrim Xhamajkës.

Mbrëmë u raportua që Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca e kanë konfirmuar njohjen mbrëmë, por ministrja e Jashtme e Xhamajkës e mohoi këtë./Indeksonline/