10:00 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Daçiqit i djegë miqësia mes Kosovës e Kroacisë: Ata janë vëllezër të armëve

Ivica Daçiqit nuk është hera e parë që i djeg raporti miqësor i Kosovës me Kroacinë. Deklarata e ministrit kroat të Mbrojtjes se Kroacia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën, ka bërë që Daçiq ta humbas kontrollën. Ai ka thënë se shqiptarët e kroatët janë vëllezër në armë.

“Për shumë vite dhe dekada, ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Nuk është asgjë e re.

Janë vëllezër në armë. Ishin bashkë në çdo luftë, në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por nuk u mor si e mirëqenë.

Poashtu, regjimi shqiptar dhe regjimi kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste” ka thënë i dëshpëruari Daçiq./Indeksonline/