16:29 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Daçiqit i duket e rëndë kërkesa e Grenellit, lidhur me Kosovën!

Presioni ndaj Prishtinës duhet të jetë shumë më i fortë për ta që të heqin taksën dhe kjo do të ishte ndihma më e dobishme e Amerikës.

Kështu tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke komentuar vizitën e emisarit amerikan, Richard Grenell në Prishtinë, i cili përcolli mesazhin që fushata e Serbisë për tërheqje të njohjeve të shtetësisë së Kosovës duhet të ndalet.

Kreu i diplomacisë serbe theksoi mes tjerash se ndërprerja e fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nuk mund të jetë kompensim për heqjen e taksës së Prishtinës ndaj produkteve serbe.

Daçiq iu tha gazetarëve në Kuvend, ku Komisioni për Punë të Jashtme paraqiti një raport vjetor për punën e Ministrisë së Jashtme, se interesi i shtuar i përfaqësuesve amerikanë për zhbllokimin e dialogut “të kapur”  siç tha ai “vetëm mund të na bëjë të lumtur”.

Zyrtari amerikan, Richard Grenell gjatë takimeve me krerë të partive politike në Kosovë duke potencuar rëndësine e zhvillimit ekonomik në Kosovë theksoi që taksa 100 për qind duhet të hiqet