16:51 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Dafina bashkë me UNICEF ndihmon personat me aftësi të kufizuara

Dafina Zeqiri përveç se një këngëtare e dashur, e talentuar dhe shumë e suksesshme është edhe një person me zemër të madhe.

Dafina sot edhe një herë e ka treguar anën e saj humanitare ku ka bashkëpunuar me UNICEF për të dhuruar çanta dhe karroce për personat me aftësi të kufizuara.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram teksa ka përcjellur edhe një porosi për ndjekësit e saj.

“Nëse sot ju duket e vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me aftësi të kufizuar dje detyrohen të jetojnë kështu tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar nga shoqëria – Rijad Mehmeti”, ka shkruar Dafina sipër imazhit të publikuar nga “Sheshi Skenderbe” në Prishtinë.

Ndërsa nuk ka lënë anash as vendosjen e masa parandalues ndaj Covid-19 ku shihet me maskë në fytyrë./Indeksonline/