75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 10 Gusht 2025 / AR

Dafina bën ‘kaos’ me postimin e fundit (foto)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë së fundmi me fansat një set fotografi të vjetër nga arkivat e saj.

Në mbishkrimin e fotos, Dafina shkroi “pak kaos i së kaluarës”, duke lënë të kuptohet se momentet e mëparshme kanë qenë plot ngjarje dhe emocione të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Postimi i saj ka marrë menjëherë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë përshëndetur për sinqeritetin dhe nostalgjinë që përcjell.

Kujtojmë që Dafina po e shijon periudhën e mëmësisë duke u treguar nënë tejet e përkushtuar./Indeksonline/