75 Mall Live Search
17:16 / E Diele, 23 Prill 2023 / AR

Dafina bën postimin e papritur për Dj Geek

Edhe pse është raportuar se dyshja e famshme e showbizit shqiptar, Dafina Zeqiri e Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, duket se mes tyre nuk ka përfunduar dashuria e madhe që kanë.

Pas postimeve të bujshme që u shpërndan për ditëlindjen e Dafinës, ditën e sotme ishte vet këngëtarja ajo e cila ndau një imazh të Geek.

Duke ia postuar portretin ajo bëri mbishkrimin special.

“Gjithmonë dashuri” shkroi artistja, ku ai u shfaq duke buzëqeshur./Indeksonline/