18:11 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

Dafina bën shqiponjën gjatë një koncerti në Gjermani

Me t’u inkuadruar në muzikë, është shndërruar në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Fama e saj po rritet dita-ditës, duke qenë tejet e kërkuar për mbrëmje muzikore në çdo vend ku ka shqiptar, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithmonë shprehet që është krenare për prejardhjen e saj, teksa bën edhe skena të ndryshme me fansat gjatë performancave.

Së fundmi, ajo u lajmërua nga koncerti madhështor që pati në Gjermani teksa u shfaq duke e bërë shqiponjën me duar.

Ngjashëm vepruan edhe fansat, të cilët duket se po argëtohen në maksimum me hitet e saj./Indeksonline/