08:27 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Dafina dhe Ylli sjellin sfidën e re në rrjete sociale me këngën “Mos shko”

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani gjetën një mënyrë të re për t`i argëtuar fansat e tyre.

Pak ditë para se viti 2020 të përfundonte, Dafina dhe Ylli sollën një nga duetet më të bukura për fundin e vitit.

“Mos shko” mban titullin kënga e tyre që është kthyer tashmë në një hit ku Dafina shfaqet si përherë mjaft ekstravagante teksa Ylli si gjithmonë mjaft simpatik.

Duke se për t`i argëtuar fansat e tyre Dafina ka menduar edhe një sfidë shumë të interesante në rrjete sociale kushtuar këngës.

Dafina më pas ka ndarë videon në rrjetet sociale, Dafina ka nominuar Yll Limanin, Encën dhe Anxhelinën.Video Player00:0000:15

Ylli ka premtuar se do e realizojë shumë shpejt vallëzimin dhe mezi po presim.