75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / AR

Dafina e pandalshme, nis xhirimet e klipit bashkë me Feron

Reperi i njohur Fero ka ndarë një moment të veçantë në Instastory, ku shfaqet përkrah këngëtares Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të klipit të tyre të ri muzikor.

Ajo që bie në sy është se Dafina, edhe pse ndodhet në muajin e 8-të të shtatzënisë, vazhdon të jetë aktive dhe e përkushtuar ndaj karrierës së saj, shkruan Indeksonline.

Me një look të freskët veror dhe një energji pozitive që rrezaton, Dafina tregon edhe një herë përkushtimin e saj ndaj muzikës dhe fansave.

Dy artistët duken në harmoni të plotë në skenën e xhirimeve, teksa pritet me padurim projekti i tyre i ri./Indeksonline/