Dafina ekspozon format perfekte, por vëmendjen e merr bebushi

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një moment të veçantë në rrjete sociale, ku shihet duke ushtruar pilates, ndërsa pranë saj ndodhet bebushi i vogël.
Me përshkrimin “Pilates me mamin 🤍”, Dafina ka shkrirë zemrat e fansave.
Në një ambient plot dritë dhe qetësi, artistja tregon se si arrin të balancojë mëmësinë dhe kujdesin për trupin e saj, duke frymëzuar shumë nëna të reja që ndjekin jetën e saj./Indeksonline/
