75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / AR

Dafina frymëzon nënat: Amësia më bëri edhe më të fortë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh frymëzues për periudhën e re të jetës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ardhja e fëmijës nuk e ka penguar, përkundrazi, i ka dhënë më shumë forcë dhe motivim, shkruan Indeksonline.

“Shtatzënia nuk më ngadalësoi, amësia më ngriti nivelin!”, ka shkruar artistja, duke i dhënë mesazh fuqizues të gjitha grave që ndjekin rrugëtimin e saj.

Dafina, e njohur për energjinë dhe talentin e saj, vazhdon të mbetet një nga emrat më të pëlqyer të muzikës në trojet shqiptare./Indeksonline/