75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / H F

Dafina kërkon ndihmën tuaj, kjo gjë po i ndodh me shtatzëni … (Foto)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri pak më parë ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Interpretuesja e shumë hiteve, këtë herë ka bërë me dije se si po e kalon periudhën e saj të shtatzënisë, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse brenda pak javësh do të bëhet nënë për herë të parë, Daffy ka treguar se bebi i saj po e shqelmon në vazhdimësi.

“Kujt ia ka marrë mendja që për tension të ulët më nevojitej një njeri që më godet stomakun 24/7”, ka shkruar Daffy.

Megjithatë, Dafina duket më e lumtur se kurrë më parë, aq më tepër kur është në dijeni se shumë shpejt po i plotësohet ëndrra e saj e kahershme./IndeksOnline/