Dafina Neziri e para kosovare që krijon magjinë e grimit në Met Gala!

Në Nju Jork, ditë më parë, u mbajt edicioni i 78-të i Met Gala, ngjarja më e madhe e vitit në botën e modës.
Mes emrave të njohur që shkelqyen në këtë tapet të kuq ishte edhe ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, e cila mahniti me paraqitjen e saj glamuroze.
Për këtë look të përsosur është përkujdesur artistja e talentuar e grimit, Dafina Neziri, duke sjellë një prekje unike që shkëlqeu në mesin e yjeve botërore, shkruan IndeksOnline.




Met Gala, e mbajtur çdo vit natën e parë të së hënës së majit, është jo vetëm një festë e modës, por edhe një platformë ku artistët dhe stilistët tregojnë mjeshtërinë e tyre – dhe këtë vit, Dafina Neziri ishte padyshim pjesë e kësaj magjie.
