75 Mall Live Search
08:12 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / MSH

Dafina nis një aventurë të re në gastronomi

Dafina Zeqiri ka sfiduar limitet e saj jashtë botës së muzikës.

Këngëtarja është duke shijuar ditët e ëmbla të mëmësisë, por jo larg profesionit, shkruan IndeksOnline.

Ajo publikoi ditë më parë projektin “Faya”, një sukses si padiskutueshëm, dhe duket se ky vit për të do të kurorëzohet me shumë arritje të mëdha për të, jo vetëm në muzikë.

Dafina tani i ka hyrë botës së gastronomisë, duke paralajmëruar hapjen e një lokali në zemër të Prishtinës.

Lokali do të jetë së shpejti në dispozicion dhe duket se është një projekt të cilin Dafina e ka shumë për zemër.

Suksese!