Dafina po ‘luan’ me flokët, herë shumë të gjata e herë tejet të shkurtra!
Dafina Zeqiri definitivisht ka vendosur që të qëndrojë në Kosovë, për të mos u kthyer për një kohë në Amerikë.
Por jo vetëm kaq. Dafina është shumë aktive përderisa po qëndron në Kosovë.
Këngë të reja, koncerte e shumë projekte të cilat po i realizon këngëtarja, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj Dafina po vazhdon edhe të ndryshojë pamjen, madje shpesh herë po ‘luan’ me flokët, herë të gjata e herë shumë të shkurtra.
Këtë herë ajo është paraqitur e veshur në të zezë, e me flokë ekstra të gjata./Indeksonline/

