75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Dafina publikon foto nga prapaskenat e këngës “Dashni”, duket flakë

Dafina Zeqiri dje ka publikuar këngën e re, “Dashni”, të cilën e lansoi me një videoklip fantastik.

Sot ka vendosur t’i publikoj disa imazhe të nxehta nga prapaskenat e klipit, shkruan Indeksonline.

Me një veshje të veçantë, këngëtarja edhe kësaj radhe bëri ‘boom’ si më paraqitje po ashtu edhe më këngë, e cila po pëlqehet mjaftë nga fansat.

Ende pa u bërë 24 orë kjo këngë arriti të marr mbi 700 mijë klikime./Indeksonline/