Dafina publikon këngën “Duro”, pjesë e klipit edhe deputetja e Vetëvendosjes

Dafina Zeqiri sapo ka publikuar projektin e saj më të ri.
Kënga e cila mban titullin “Duro” është vizuelizuar edhe me videoklip, shkruan IndeksOnline.
Ajo në secilin prej projekteve të saj mundohet që të sjell diçka më ndryshe, sikurse ka bërë edhe herën e fundit.
Tekstin e ka shkruar Elinel, ndërsa përmes këndimit Dafina inkurajoi fansat që të bëhen më të fortë se përherë.
Instrumentalin kësaj radhe e kanë bërë producentët Rzon dhe Pllumb, kurse për klipin u përkujdes Entermedia.
Për më shumë linkun e këngës e gjeni më poshtë. /IndeksOnline/