13:12 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dafina shkurton flokët, mahnit me stilin e ri

Ajo njihet si një prej femrave të estradës që vazhdimisht sjell trende të reja, si në veshje, ashtu edhe në stilin e flokëve.

Dafina Zeqiri çdo herë është treguar e “guximshme” kur është fjala për ndryshimet, e një të tillë e ka bërë edhe së fundi, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e famshme në një fotografi, që ka publikuar së fundi shihet me një stil të ri të flokëve, më të shkurtra dhe ngjyrë kafe.

Ndryshe, Dafina së fundi publikoi këngën e re “Merri krejt”, që erdhi me një videoklip më ndryshe se herët e tjera./Indeksonline/