75 Mall Live Search
13:09 / E Diele, 21 Qershor 2026 / b l

Dafina s’i ndal koncertet si shtatëznë, s’e ka kompleks barkun

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore edhe gjatë periudhës së shtatzënisë.

Artistja ka marrë pjesë në koncerte dhe evente të ndryshme, duke dëshmuar se pritja e ëmbël nuk e ka ndalur ritmin e saj profesional.

Në paraqitjet e fundit publike, Dafina është shfaqur e buzëqeshur dhe plot energji, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë me krenari barkun e rrumbullakosur, duke marrë komente pozitive dhe mbështetje të madhe nga fansat.