Dafina s’ka të ndalë, vjen me dy këngë të reja

Dafina Zeqiri po e shijon suksesin e këngën së fundit “Aman”, që solli në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B-në.
Këngëtarja e njohur prej kohësh ka njoftuar se shumë shpejt pritet ta promovojë albumin e ri “Dafinë moj”.
Por, para kësaj Dafina ka zbuluar se po vjen edhe me dy këngë të reja këtë sezon.
Ajo ka ndarë një pjesë të shkurtër nga videoklipi “Aman”, ndërsa se çfarë befasie ka përgatitur artistja këtë herë mbetet të shihet./Indeksonline/