Dafina tregon një pjesë të klipit të ri, ja kur lansohet
Dafina Zeqiri këtë vit ka qenë tejet aktive si me projekte ashtu edhe koncerte muzikore.
Këngëtarja megjithatë këtë vit do ta përmbyll edhe me një projekt të ri.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes llogarisë Instagram, shkruan Indeksonline.
Kënga mbanë titullin ‘Alo’ dhe vjen në bashkëpunim me Dj Geek.
Madje Dafina ka postuar edhe një video të shkurtër, pjesë e klipit, i cili do të publikohet më 23 të këtij muaji./Indeksonline/