75 Mall Live Search
14:32 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dafina uron Krishtlindjet, me një foto provokuese nga Maldivet

Pas një viti të angazhuar me koncerte e shumë projekte muzikore, Dafina Zeqiri së fundi udhëtoi drejt ishujve Maldive.

Dafina edhe pas rikthimit nga pushimet po vazhdon të sjellë fotografi joshëse nga atje, shkruan Indeksonline.

Edhe sot këngëtarja ka vendosur që festën e Krishtlindjeve ta uroj pikërisht me një fotografi nga atje.

“Urime Krishtlindjet!”, ka shkruar Dafina në një fotografi atraktive pranë plazhit.

Ndërkohë, projekti i fundit i Dafinës mban titullin: “Vuj vuj” , i cili u publikua me videoklip dhe deri tashti ka arritur t’i mbledhë mbi 3 milionë klikime në kanalin Youtube./Indeksonline/