75 Mall Live Search
16:33 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

Dafina vjen me bashkëpunim të ri

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, është duke punuar fuqishëm për projekte të reja.

Pas shumë sukseseve me hitet që krijoi, këngëtarja tregoi që ka gati këngën e re, shkruan Indeksonline.

Edhe kësaj radhe ka vendosur të sjellë një bashkëpunim.

Duke publikuar një imazh ajo tregoi që kënga vjen në bashkëpunim me Endrit Mumajesin i njohur si Muma.

“Dashni”, titullohet kënga e cila do të publikohet me 7 mars./Indeksonline/