16:31 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / Blerim

Dafina Zeqiri i bashkohet kampanjës “Shkolla hap dyert e botës”

Këngëtarja e dhjetëra hiteve, Dafina Zeqiri, sot i është bashkuar një kampanje vetdijësuese.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një postimi në Instagram, e cila shkruan:

Sot me kënaqësi iu bashkova kampanjes së HANDIKOS-it “Shkolla hap dyert e botës”, e cila promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë.

Unë nënshkrova instalacionin duke shpresuar se shteti do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët në Kosovë, ashtu siç e meritojnë.