13:11 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri adhuruese e ndryshimeve, befason me stilin e ri të flokëve

Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend t’i ndal ndryshimet, madje ato janë specialiteti i saj.

Këngëtarja e suksesshme gjatë kohës së pandemisë ka ndryshuar disa herë stilin e flokëve e këtë e ka bërë edhe ditën e sotme.

Dafina ka publikuar disa fotografi para pasqyrës ku tregonte për ndryshimin në “look-un” e saj, e veshur vetëm me sytjena dhe tuta shpotive, ajo tregoj flokët kaçurrele që erdhën si rezultat i gërshetave që kishte ditë më parë.

Ndërkohë, rikujtojmë që Dafina është aktive edhe me projekte muzikore, lansimi i saj i fundit “A je pendu” u publikua vetëm pak ditë më parë./Indeksonline/