75 Mall Live Search
15:24 / E Martë, 21 Tetor 2025 / AR

Dafina Zeqiri bashkohet me UNICEF-in për të nxitur edukimin e hershëm në Kosovë

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri Gjergji, u bashkua me UNICEF-in në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi edukimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Sot, ajo vizitoi kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e investimit të hershëm te fëmijët si çelësi për të ardhmen e tyre, shkruan Indeksonline.

Në postimin e saj, Dafina ndau eksperiencën personale si nënë e re dhe magjinë e muajve të parë të jetës së një fëmije, duke kujtuar se truri zhvillohet me një ritëm të jashtëzakonshëm, krijuar deri në një milion lidhje nervore të reja çdo sekondë. Ajo theksoi se loja, dashuria dhe angazhimi që nga lindja formojnë të ardhmen e fëmijës.

Kopshti “Shkronjat” integron një kurrikulë moderne për edukim të hershëm, e mbështetur nga UNICEF Kosova, duke përqendruar vëmendjen te gjithëpërfshirja dhe mundësitë e barabarta për çdo fëmijë. Dafina u bëri thirrje prindërve, edukatorëve dhe komunitetit të investojnë që nga fillimi i jetës, pasi kur fëmijët zhvillohen herët, e gjithë shoqëria përfiton./Indeksonline/