75 Mall Live Search
16:36 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Dafina Zeqiri bën thirrje për vaksinim: Vaksinohuni të kthehemi në normalitet sa më shpejt

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është bërë pjesë e kampanjës së Ministrisë së Shëndetësisë për të motivuar qytetarët që të vaksinohen kundër Covid 19.

Zeqiri në video mesazhin e saj bëri thirrje që të qytetarët të vaksinohen që t’i kthehemi normalitetit sa më shpejtë, transmeton Indeksonline.

“Viti që lamë pas ishte i vështirë. Dikush humbi më të dashurit e tyre, dikush humbi punën, dikush i humbi mësimet në shkollë. Vaksinohuni të kthehemi në normalitet sa më shpejt”, u shprehë Zeqiri.

Video mesazhi i plotë nga Dafina Zeqiri: