Dafina Zeqiri bën veprimin e papritur ndaj Ledrit dhe Sarës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/collage-2022-07-14T153648.241-1130x635-1.jpg)
Ditët e fundit është rikthyer në qendër të vëmendjes romanca e dikurshme e Dafina Zeqirit me Ledri Vulën. Shkak u bënë këngët e fundit të artistëve, një fragment i cili dukej si një përgjigje ndaj njëri-tjetrit.
Mirëpo ndonëse dyshja janë ndarë prej vitesh dhe vazhdojnë secili jetën e tyre me partnerët përkatës, fansat duket se herë pas herë duan t’i shohin bashkë.
Së fundmi një veprim nga ana e Dafinës dhe partneres së Ledrit, ka trazuar rrjetin. Dafina e cila dikur i ndiqte të dy, ka hequr nga Instagrami si Sarën dhe Ledrin.
Edhe Hoxha nga ana e saj nuk e ndjek Zeqirin. Nëse mendoni se edhe reperi nuk e ndjek, gaboheni. Ledri vazhdon ta ndjek Dafinën në Instagram, ndonëse ajo e ka hequr.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/dddd.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/ddd-2.jpg)