75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek drejt martesës?

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë një nga qiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në median rozë.

Ata nuk mungojnë me postime të bukura që publikojnë në rrjetet e tyre sociale për ndjekësit.

Mirëpo, detaji që ndau Dafina në “Insta-Story” ka shtuar dyshimet se dyshja është gati për të bërë hapin e madh drejt lidhjes së tyre.

Artistja ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me DJ Geek ndërsa ka shkruar: “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”.

Ky detaj ngriti dyshimet duke menduar se ata janë në prag të martesës.

Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës./IndeksOnline/