Dafina Zeqiri edhe këtë herë, me stilin interesant vëmendjen ‘rrëmben’
Dafina Zeqiri së fundi ka nxitur reagime me një status rreth dukjes së saj dhe stilit të ri të flokëve për të cilin u komentua madje edhe u ‘ofendua’.
Ajo në një imazh që ka ndarë me adhuruesit në ‘Instagram’ para pak ditësh deklaroj se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe se muzikë bën për ata që e duan dhe e përkrahin, shkruan Indeksonline.

Ndërsa e njohur që çdo herë guxon për stilin e saj në veshje, edhe në një postim të radhës ajo ka mahnitur me paraqitjen unike dhe plotë stil.

Në një veshje të kombinuar nga farmerka Dafina u kujdes të theksonte belin e saj të hollë derisa dukej goxha joshëse.
Ndryshe, ‘Lule lule’ është projekti i saj i fundi që erdhi në bashkëpunim me reperin, Lumi B./Indeksonline/